Tuesday , July 16 2019

Serbia në kontakt të përhershëm me Rusinë e Kinën “derisa të zgjasë kriza me Kosovën”

Takim i kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me ambasadorët e vendeve të Quintit e të BE-së ka përfunduar pak para orës 19:00 e menjëherë më pas ka filluar takim i Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë, transmeton Koha.net.

Temë e këtyre takimeve, siç njoftojnë medie të Beogradit, ka qenë shqyrtimi i vendimit i qeverisë së Kosovës për ngritjen e taksës 100 për qind për prodhimet e Serbisë që plasohen në vendin tonë.

Nuk është publikuar ndonjë kumtesë dhe nuk është dhënë asnjë deklaratë rreth asaj se çfarë është thënë në këtë takim.

Po rreth kësaj taksave të vëna nga Kosova, Vuçiqi ka biseduar edhe me ambasadorin e Rusisë në Beograd Aleksandar Çepurin dhe me atë të Kinës Li Manchang. Ai i ka lutur ata që lidhur me taksën e Kosovës të njoftohen presidenti rus Putin dhe ai kinez Xi

Përfaqësuesit e Rusisë e të Kinës në Beograd, siç përcjell “veçernje novosti” , janë pajtuar që të jenë në kontakt të përditshëm derisa të mos “tejkalohet kriza”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *