Monday , December 17 2018

Serbia ndërpret dialogun me Prishtinën nëse kalon Platforma

Beogradi “nuk do të ulet më në tryezë me Prishtinën nëse Kuvendi i Kosovës miraton platformën e paralajmëruar”, shkruan gazeta serbe veçernje novosti.

Në këtë platformë parashihet që bisedimet Prishtinë – Beograd të përfundojnë me njohjen reciproke dhe me marrjen e ulëses në OKB, transmeton Koha.net.

Gazeta beogradase shkruan se këtë Beogradi do ta trajtojë se ndërprerje e njëanshme e dialogut.

Siç shkruan gazeta, “Beogradi nuk dëshiron të hyjë më thellë në kurthin me të cilin përmes paravanit të dialogut fshihet ulësja në OKB me bekimin e heshtur të ndërmjetësuesve në BE, të cilës asnjëherë s’i kanë dënuar deklaratat e rrezikshme të kabinetit Haradinaj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.