Thursday , November 15 2018

Serbia mbetet operator energjetik në Kosovë, Vuçiq falemnderoi Maqedoninë që votoi kundër Kosovës!

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me kënaqësi të madhe ka e ka shpallur si “fitore të madhe” të vendit të tij vendimin e Agjencisë evropiane për energjetikë –ENTSO-E.

Falë votave kundër të Bullgarisë, Hungarisë dhe Rumanisë, Elektrorrjeti i Serbisë mbetet si operator në Kosovë, percjell Fakte.

Vuçiç ka theksuar edhe kontributin e Maqedonisë dhe Malit të Zi, sepse siç tha ai, për herë të parë këto dy vende ishin neutrale për një çështje që ka të bëjë me Kosovën, ndërsa në interes të Serbisë dhe ai i falënderoi ato.

Siç mëson gazeta Koha, përfaqësuesi i MEPSO-s ka votuar pas sugjerimeve nga Qeveria e Maqedonisë.

“Ka patur lobime të ndryshme nga të dyja anët, por në fund qeveria ka vendosur të mos marrë anë”, thonë burime te gazetës Koha që dëshirojnë të ngelin anonime.

Hungaria, Bullgaria, Rumania si dhe Greqia kanë votuar kundër propozimit që EMS të tërhiqet nga Kosova.

Vuçiç këtë e ka vlerësuar si fitore të madhe për Serbinë.

“Në propozim marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë është e qartë se Prishtina duhet të formojë Asociacionin e komunave serbe, që duhet të formojë dy kompani të përziera në veri të vendit. Ato do të ishin bartës deri te operatori shqiptar nga Prishtina. Pasi që AKS nuk është formuar me faj të Prishtinës, ato dëshirojnë që të na marrin të drejtën e përçimit të rrymës, të humbim largpërçuesin në drejtim të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi”, është shprehur Vuçiç.

ENTSO është agjencia evropiane për sisteme elektropërçuese, në të cilën gjenden 43 operatorë nga 36 vende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.