Thursday , August 5 2021

Serbia i drejtohet OKB-së për Trepçën (Video)

Qeveria e Serbisë e ka në planë që të hënë të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në OKB, për shkak të miratimit të ligjit për Trepçën nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Kjo për arsye se Qeveria Serbe konsideron se Kosova i ka konfiskuar pasurinë Serbisë dhe ka shkelur rezolutën 1244 më të cilës sipas tyre sigurohet paqja dhe stabiliteti në rajon.

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq i ka bërë të ditura të gjitha këto gjatë një konference për media, ku ka shtuar se  vendimi  për Trepçën nga autoritetet kosovare është një përpjekje për të përfunduar spastrimin etnik të serbëve nga Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *