Wednesday , September 26 2018

Serbia blen fluturake pa pilotë të armatosura

Ushtria e Serbisë vazhdon armatimin. Pas migëve 29 të Rusisë, Serbia ka vendosur të pajiset me fluturake kineze pa pilotë por të armatosura.

Kështu ka bërë sot me dije kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi para nisjes për një vizitë zyrtare në Kinë, përcjell “blic” i Beogradit. “Mund të lavdërohem se për herë të parë nga Kina do të blihen fluturake të armatosura e pa pilot për ushtrinë tonë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Duke folur për rëndësinë e kësaj vizite, Vuçiqi ka përmendur se për herë të pestë do të takohet me kryetarin kinez Xi Jinping. Në vazhdim ai ka theksuar se gjatë vizitës poret nënshkrimin e disa marrëveshjeve të reja ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.