Thursday , August 5 2021

Serbët për të tretën ditë bllokuan rrugët në veri kundër Ligjit për Trepçën

Serbët e veriut kanë bllokuar sot rreth orës 12:00 për të tretën ditë radhazi magjistralen e Ibrit, përkatësisht rrugën Zveçan-Leposaviq, në fshatin Rudare, duke protestuar kundër procedimit të Projektligjit për Trepçën.

KosovaPress ka mësuar se pjesë e organizimit të protestës së sotme janë edhe kryetarët e komunave veriore, në mënyrë që pjesëmarrja e qytetarëve të jetë sa më masive.

“Janë urdhëruar të gjithë punonjësit e institucioneve në veri, duke përfshirë këtu studentët dhe nxënësit, që të shkojnë sot në Rudare, ndërsa janë vërejtur kolona të gjata të automjeteve në drejtim të Rudarës”, kanë thënë burime të KosovaPressit.

Shumë autobusë kanë bartur qytetarë në mënyrë të organizuar nga veriu i Mitrovicës në drejtim të Rudares, ndërsa janë parë edhe automjetet zyrtare të ministrave serbë në Qeverinë e Kosovës, por pa targa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *