Tuesday , March 26 2019

Serbët në javën e gjashtë në rrugë kundër Vuçiqit – Putini në Beograd më 17 janar

Pamje të tilla po e karakterizojnë Beogradin tash e gjashtë javë.

Protestat në Beograd kundër presidentit Aleksandar Vuçiq kanë vazhduar edhe këtë fundjavë, derisa kërkesat mbesin të njëjta, transmeton KTV.

Protestuesit kërkojnë më shumë liri të mediave, dhënien fund të sulmeve ndaj gazetarëve dhe figurave politike dhe asnjë marrëveshje sekrete me Kosovën.

Protestuesit e ftuar nga Aleanca për Serbinë, grupim i 30 partive opozitare dhe organizatave, mbanin pankarta ku akuzohej presidenti Vuçiq për përgatitjen e një marrëveshjeje sekrete me Kosovën, si parakusht për hyrje në BE.

Protestuesit kërkojnë, po ashtu, që Qeveria t’i gjejë përgjegjësit e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, politikanit serb të Kosovës, i vrarë vitin e kaluar.

Ata njoftuan se do të mblidhen në Beograd të mërkurën e ardhshme në përkujtim të vdekjes së tij.

“Presidenti nuk është i vetëdijshëm se për faj të tij, kaq shumë njerëz janë mbledhur këtu. Për sa kohë që ai vazhdon të na fyejë, numri i njerëzve do të rritet”, ka thënë Miroslav Mitroviq.

“Situata nuk mund të vazhdojë kështu. Kjo është e vetmja mënyrë për të treguar pakënaqësi dhe ne nuk do të ndalemi”, ka thënë Smilja Ivanoviq.

Java e gjashtë e protestave po mbahet në prag të vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin, në Serbi.

Putini do ta vizitojë Beogradin më 17 janar.

Në mediat sociale në Beograd janë shfaqur disa mesazhe, sipas të cilave, Qeveria planifikon të ofrojë para dhe qumësht falas për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në ceremoninë pritëse për liderin rus.

Përndryshe, Beogradi gëzon mbështetjen e Rusisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

E derisa Vuçiqi thotë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet qëllimi përfundimtar i Serbisë, ai vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me Rusinë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *