Wednesday , December 12 2018

Serbët e Kosovës pajtohen me ndarjen nëse fitojnë më shumë të drejta, thotë Simiq

Serbët në Kosovës do të pajtoheshin me idenë e ndarjes së Kosovës vetëm nëse marrëveshja do t’u garantonte atyre liri më të madhe dhe më shumë të drejta se që kanë tani, percjell Fakte.

Kështu ka thënë nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ndërsa ka shtuar se partia e tij i beson ekipit negociator të Beogradit pa asnjë mëdyshje.

Simiq i tha televizionit publik serb se serbët në Kosovë jetojnë pezull për dekada me radhë.

“Kur i llogarisni të gjitha, nëse do të kishte ndonjë mundësi për progres ekonomik dhe politik, jam i bindur se një zgjidhje e tillë do të përkrahej nga serbët”, tha ai, transmeton Koha.net.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kohë më parë propozoi ndarjen e Kosovës në kufij etnikë mes komunave veriore me shumicë serbe dhe pjesës tjetër me shumicë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.