Tuesday , March 2 2021

Serbet duan zv/drejtorin e AKI-së dhe zv/komandantin e FSK-së

Zëvendësdrejtori i AKI-së dhe zëvendëskomandanti i FSK-së duhet të vijnë nga komuniteti serb, në këmbim të votave të deputetëve të Listës Serbe për ndryshimet kushtetuese, që duhen bërë për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk i ka konfirmuar kushtet e Listës Serbe, për të mbështetur ndryshimet kushtetuese që duhen bërë për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), ato i ka bërë të ditura Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës e grupit 6+.

Balje, e cila njëherësh është zëvendëskryetare e dytë e Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), këto komente i ka bërë në tryezën “Monitorimi i sektorit të sigurisë të Kosovës: mars-korrik 2016”, e cila është organizuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), me rastin e publikimit të Observerit të sektorit të sigurisë të Kosovës për periudhën mars-korrik 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *