Monday , December 17 2018

Serbët, bluza me foto të Miloshevic e flamuj grekë në Gazimestan

Qytetarët serbë janë mbledhur në Gazimenstan për festën e Vidovdanit.

Ajo që ka rënë në sy janë parullat nacionaliste, bluzat me foton e Miloshevic e flamujt grekë, përcjell Fakte.

Ata janë mbledhur në Gazimestan, disa kilometra larg Prishtinës, ku në vitin 1389 kishte ndodhur beteja në mes serbëve dhe turqve.

Ndërkohë, më herët ishte Njësia Speciale e Kosovës, e cila u nis drejt Veriut të vendit, pasi Ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i është ndaluar të marrë pjesë në këtë festë.

Vidovdani lidhet me Betejën e Kosovës që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.