Saturday , October 20 2018

Serbët blejnë “Telekomin e Shqipërisë” (Video)

Një ndër kompanitë më të mëdha të telefonisë celulare në vend Telekom ka nisur procedurat  për  shitjen e aksioneve . Aktualisht në garë janë tre kompaninjë ndër to Telekom Serbia dhe dy bullgare. Administratori Gjergj Buxhuku  e sheh me skepticizëm faktin e blerjes prej një kompanie serbe. Ai i bën thirrje institucioneve përkatëse dhe qeverisë që të analizojë me kujdes këtë proçes në mënyrë që të mos cenohet siguria.

BuxhukuNe duhet të jemi të vërtetë pavarësisht dëshirës për marrëdhënie miqësore. Dihet problematika që ka Serbia me Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi. Dihet nga ana tjetër influenca e fortë ruse në Serbi, dihen nga ana tjetër angazhimet që Shqipëria ka si vend anëtar i NATO-s. Janë disa arsye që e bëjnë të domosdoshme që shteti shqiptar të shikojë me seriozitet këto raste.

Largimin e Telekom nga Shqipëria, Buxhuku e konsideron një shenjë negative edhe për klimën e biznesit  në vend

Buxhuku: Pavarësisht se këto janë çështje totalisht të biznesit privat, të dyja rastet, shija që të lë të duket pak e çuditshme që menaxhimi gjerman të jetë më i dobët se telekomi i Serbisë.

Telekom Albania zë një peshë të rëndësishme në tregun shqiptar të telefonisë mobile dhe zotërohet nga kompania e mirënjohur Deutsche Telekom. Telekom Albania u prezantua në Shqipëri në 23 Korrik 2015   duke  zëvendësuar  Albanian Mobile Communications (AMC) e cila është kompania  më e hershme telefonike në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.