Wednesday , August 4 2021

Serbët arrestojnë 7 nxënës shqiptarë në Medvegjë, ngritën flamurin kombëtar

Në Luginën e Preshevës, Dita e Flamurit nuk u festua në të gjitha vendbanimet shqiptare, sidomos në Medvegjë, ku policia serbe ka ndërhyrë në Shkollën e Mesme “Nikola Tesla” pasi nxënësit shqiptarë kishin ngritur një flamur në shkollë, njofton agjencia e lajemeve “Presheva jonë”.

Mësohet se në mesin e nxënësve të arrestuar edhe djali i zv.kryetarit te Kuvendit të Medvegjës.

Prindërit kanë deklaruar se ata janë penguar nga ora e mësimit dhe janë mbajtur në polici rreth dy orë.

Intervenimi i policisë serbe në Medvegjë ndaj një flamuri shqiptar të ngritur nga nxënësit në shkollë del sikur Presheva dhe Bujanoci janë Shqipëri apo Kosovë, te cilet kaluan Ditën e Flamurit pa asnjë ekses që në fakt flamuri shqiptar sot valoi edhe në Beograd ?!

Intervenimi i policisë në këtë shkollë dhe marrja e fëmijëve shqiptarë në SUP-in e Medvegjës ka shkaktuar panik dhe reagime ndër qytetarët e Medvgjës si dhe tek autoritet lokale në këtë komune.

Sikur nënkryetari i Kuvendit të Medvgjës Florim Sahiti, ashtu edhe zëvendës kryetarja e Komunës se Medvegjës Leme Xhema, kanë reaguar dhe dënuar këtë akt të intervenimit të bërë ndaj fëmijëve për shkak të simboleve kombëtare të garantuara nga BE, Këshilli Evropian dhe konventa të tjera ndërkombëtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *