Saturday , June 19 2021

SELMANI: NËSE VAZHDON KËSHTU, GRUEVSKIN E PRET FATI I GADAFIT

Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Nuhiun, Kryetari i shoqatës së gazetareve, Naser Selmani theksoi se ka biseduar për sigurinë e gazetarëve dhe ka kërkuar nga ministri që në të ardhmen policët të kenë kujdes të shtuar për sigurinë e gazetarëve gjatë kryerjes së punës së tyre.

Ai theksoi se për herë të parë një ministër po i hap dyert halleve të kësaj Shoqate të gazetarëve dhe theksoi se ministri i ka dhënë fjalën se nga policia do te kërkohet me shumë angazhim në lidhje me sigurinë e gazetareve.

Ai fajin për incidentin e mbrëmshëm ia hodhi kryetarit të VMRO-DPMNE-së i cili sipas Selmanit nuk po lejon tranzincion të qetë të pushtetit . Ai theksoi se po që se vazhdon kështu, Gruevskin do ta pret fati i njëjtë me atë të Gafafit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *