Sunday , November 18 2018

Selanik: Protesta dhe kundërprotesta për marrëveshjen me Maqedoninë

Dy protesta të reja kundër Marrëveshjes me Maqedoninë dhe për “karakterin grek të Maqedonisë”, do të mbahen sonte në Selanik, sipas mediave lokale.

Njëra protestë është caktuar për në orën 19:00 sipas kohës lokale para Ministrisë për Maqedoninë dhe Thrakinë në Selanik, ndërsa tjetra një orë më vonë në sheshin kryesor të qytetit.  Gjithmonë ]sipas mediave lokale, të dy protestat janë organizuar pas thirrjes në rrjetet sociale, përcjell Fakte.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Greqia, paralelisht, tubim antifashist dhe antinacionalist caktuan organizata anarkiste nga Selaniku.

Ata ftojnë popullin që t’u bashkëngjiten bllokimeve kundër nacionalizmit dhe fashizmit si përgjigje ndaj protestës që do të mbahet para Ministrisë për Maqedoninë dhe Thrakinë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.