Wednesday , August 4 2021

Sela: Propozimi për qeveri teknike është joserioz

Drejtuesit e koalicionit “Rilindje me Besë” gjatë kësaj periudhe jo të qartë për Maqedoninë, kanë propozuar që të formohet qeveri teknike si zgjidhje kalimtare. Ndërsa për liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ky propozim është joserioz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky është një qëndrim shumë infantil, fëmijërorë do të thoja, aspak politik. Sepse qeveria teknike aspak nuk do të zgjidhte dhe problemet të cilët i kanë shqiptarët, meqë vlerësojmë që kemi marrë vota në emër të shqiptarëve. Qeveria teknike do të bënte organizimin e zgjedhjeve tjera, ndërkohë që tash edhe pse janë humbur një pjesë e deputetësh shqiptarë. Ka një moment ndoshta historik për shqiptarët sepse ka një barazi të përafërt mes LSDM-së dhe VMRO-së dhe ata që bëjnë ndryshimet janë subjektet politike shqiptare”, tha lideri i LR-PDSH-së Zijadin Sela, për Alsat-M.

Propozimi i Ziadin Selës për qeverinë e re është i përafërt me atë të BDI-së, për bashkimin e partive shqiptare rreth një platforme./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *