Wednesday , August 4 2021

Sela porosi Ahmetit dhe Thaçit: Votoni Aleancën për të mirë të fëmijëve tuaj

Kryetari i LR PDSH-së Ziadin Sela sonte nga Kërçova ka dërguar një apel të fuqishëm deri tek liderët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. “Bëj apel publik deri tek Aliu dhe Menduhi, nëse ua doni të mirën fëmijëve tuaj, më 11 dhjetor votoni Aleancën për Shqiptarët. Aleanca është e vetmja fuqi politike që do të sigurojë të ardhme dinjitoze për gjeneratat e ardhshme”- ka deklaruar Sela./FAKTE.Net

Sela gjithashtu deklaroi se nuk digjen vota duke votuar Aleancën, pasi ajo është e vetmja forcë e bashkuar nga tre subjekte dhe ato që janë tek nuk kanë të drejtë të akuzojnë Aleancën për Shqiptarët. Vota të djegura janë ato vota që i jepen BDI-së, pasi që ajo me 153 mijë vota që mori, nuk realizoi asnjë premtim. Përkundrazi, shqiptarëve u solli vetëm nënçmim, poshtërim, tortura, diskriminim, raste të montuara, vrasje, shtëpi të shkatërruara, ka deklaruar Sela.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *