Saturday , January 23 2021

Sela me funkcionerët e BDI-së vunë themelin

Përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e kanalizimit për fshtrat e ish Komunës së Dollogozhdit në hyrje të këtij vendbanimi, bëri bashkë Lëvizjen për reforma në PDSH dhe BDI-në.

Në përurimin e këtij investimi që peshon më shumë se 1 milon euro ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela ,deputeti i zonës Ramiz Merko si dhe zv/ministri i Transportit dhe Lidhjeve Nimetulla Halimi si dhe dhjetra qytetarë banorë të fshtrave përreth.Mungesa e kanalizimit është një çështje për të cilën në disa raste kanë ngritur zërin përfaqësuesit e Bashkësisë Lokale të Dollogozhdit .Ministria e Transportit dhe Lidhjeve para disa kohësh njoftoi se pas përfundimit me sukses të të gjitha fazave të nevojshme proceduriale ka hapur tenderin për realizimin e projektit për sistemin tranzit të kanalizimit fekal për fshatrat Llozhan, Bixhovë, Novo Selo, Livadhi, Koroshishtë, Zhepin dhe Dellogozhd të Komunës së Strugës./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *