Tuesday , June 22 2021

SELA: LIGJIN PËR GJUHËN SHQIPE E BËJMË VET, PROPOZIMI I LSDM-SË NUK KALON TRYEZËN E PËRBASHKËT

Krerët e partive politike shqiptare një nga një po arrijnë në vendtakim. Por edhe sot mungon Lëvizja Besa. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, me vete sjellë edhe dokumente, që përmbajnë propozimin e LSDM-së. Propozimi analizohet në tryezën e përbashkët për dy orë, por nuk përmbush pritjet e partive shqiptare. Pas takimit, Ahmeti largohet, kurse Ziadin Sela u prononcua në emër të gjithë pjesëmarrësve. Ai ishte i prerë, ligj për gjuhën shqipe, propozon parti shqiptare.

“Ligjet që kanë të bëjnë me shqiptarët, do ti propozojmë ne, si subjekte politike shqiptare. Ligje të tipit që ndërrojnë një nen, me një nen tjetër, nga neni i dytë e bëjnë të pesëmbëdhjetin ose nga i pesëmbëdhjetin e bëjnë të njëzetin, nuk është i kënaqshëm për përdorimin e gjuhës shqipe dhe ne aspak nuk jemi të interesuar ti hedhim hi syve të opinionit, për të ju thënë pastaj, e të krenohemi që kemi sjellë ligj dhe kemi avancuar përdorimin e gjuhës shqipe”, tha Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët.

Sela thotë se tryeza e përbashkët e partive parlamentare shqiptare ka përgatitur ligj, dhe se asnjë propozim ligj që nuk del nga tryeza e përbashkët nuk është i pranueshëm për Aleancën për Shqiptarët. Përveç debatit për përdorimin e gjuhës shqipe, në këtë takim u soll vendim që të formohet një trup me nga dy përfaqësues nga secili subjekt, i cili do ta hartojë rregulloren që mos të ketë dilema në të ardhmen se kush duhet ta thirr takimin e ardhshëm.
Nga ana tjetër heshtje në LSDM. Dy ditë para takimit, prej partisë së Zaevit ishin të bindur se kanë dërguar propozim që do t’ju sigurojë nënshkrimet.

“Dokumenti i dorëzuar në BDI në përmbajtje është mjaftueshëm i mirë që ti sigurojë nënshkrimet për marrjen e mandatit”, u shpreh Petre Shilegov, Zëdhënës i LSDM-së.

Nënshkrimet që Zoran Zaev ta merr mandatin janë të gatshëm ti japin edhe nga Aleanca për Shqiptarët, edhe nga Lëvizja Besa. Por të dy partitë thonë se ajo nuk do të thotë që do ta votojnë edhe qeverinë e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *