Wednesday , April 21 2021

Sela: Do të vazhdojmë ta shtrijmë dorën e bashkëpunimit opozitar

Kryetari i LR PDSH Ziadin Sela në Kuvendin zgjedhor të rinisë së partisë në Gostivar theksoi se rinia masovikisht po i përgjigjet ftesës së LR-PDSH.

“Vetëm për një javë kemi arritur të tubojmë me qindra, dhe mijëra të rinjë në cdo qytet të cilët I përgjigjen ftesës për organizimin e kuvendeve.  Fjala ardhëmri, asocon me rini dhe kur nuk kemi ardh këtu dhe tju themi se do tju bëjmë me BESË pasi që ne mirë e dimë se shqiptarët kanë besë dhe ska nevojë që subjektet politike ti bëjnë me BESË. Në vijmë këtu që të marim besë prej jush. Na jepni besën dhe besimin në mënyrë që në mënyrë të dinjitetshme ti përfaqësojmë shqiptarët ashtu sic duhet përfaqësuar. Ai më tej shtoi se të gjithë ne e kemi ditur se do të përballemi me të gjithë sulmet, shpifjet nga më të ndryshmet, e dinim se do t përballemi me BDI dhe PDSH, por se do të përballemi me një pjesë tjetër që i thotë vehtes parti opozitare që cfarë ska shpifur ndaj nesh, vetëm për të na dëmtuar dhe për të na anatemuar neve dhe pas kësaj silleshin sikur nuk ka ndodhur gje duke i shkrire aktivitetet e forumeve të partive të tyre, megjithate ne të gjithë këtyre shpifjeve jemi përgjigjur me bshkëpunim duke shtrirë dorën e bashkëpunimit.”, theksoi Sela.

Në edhe më tutje do të vazhdojmë ta shtrime dorën e bashkëpunimit sepse me bashkëpunimin opozitar dhe fitoren e popullit shqiptarë këtu në Maqedoni e kemi me gjithë mend dhe nuk e kemi lojë politike për të bërë ca deputetë meë tepër që ti kemi në Parlament. Ai shtoi se “ne nuk na duhet vetëm vota e shqiptarëve por na duhet bekimi i tyre që të flasim në emër të shqiptarëve, ne duam që të gjithë shqiptarët ti bëjmë fitimtarë”.

“Këtë e kanë kuptuar të gjithë dhe për ate jemi bërë bashkë në Aleancën e shqiptarëve së bashku me RDK dhe Unitetin dhe dita e ditës kjo aleancë shtohet me opozitarët e vërtetë që janë shqiptarët që jetojnë këtu në Republikën e Maqedonisë. Në fund ai ju bërë thirje të gjithë partive opozitare jashtë parlamentare që nuk jane me ne se ne jemi të hapur ti pranojmë si vëllezër, të barabartë ashtu sic i kemi pranuar të gjithë tjerët , bashkarisht të lidhemi , në ëmër të platformës të Aleancës për Shqiptarët , në mënyrë që të mbrojmë bashkarisht interesat e shqiptarëve dhe do tja dalim në këtë formë sepse qëllimin e kemi fisnik dhe politikbërjen e bëjmë në emër të atyre gjeneratave të reja dhe besoj se populli do të na kuptoj shumë mirë. E dashur Rini mos lejoni që dikush tjetër ta ndërtoj ardhmërinë tuaj , të drejtat nuk fallen, të drejtat meren në momentin që vetëdijësohet një popull dhe I takon ajo e drejt”, theksoi kryetari i LR-PDSH.

Kryetar i Rinisë për degën e GV së LR PDSH me shumicë votash u zgjodh Muhamed Sallai. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *