Tuesday , March 2 2021

Sefer Tahiri: Vdekja e Almirit dorëheqje për Todorovin dhe Cavkovin

Profesori universitar Sefer Tahiri në një prononcim për portalin TetovaSot vlerëson se vrasja e Almir Aliut, katër vjeçarit nga Kumanova si rezultat i një zënke në spitalin e Kumanovës tregon se jo vetëm sistemi shëndetësor është i rrënuar, por edhe ai i sigurisë dhe sistemi politik.

Tahiri vlerëson se ministri i shëndetësisë dhe ai i punëve të brendshme duhet që të japin dorëheqje.

“Nëse do të kishte pak, një fije morali në politikë dorëheqje nuk duhet të jep vetëm ministri i Shëndetësisë, por edhe ai i Punëve të Brendshme, sepse ky rast tregon se në Maqedoni nuk është në krizë vetëm sistemi politik, por edhe ai i sigurisë, meqë qytetarët nuk kanë siguri fizike dhe në anën tjetër në krizë të thellë është edhe sistemi shëndetësor, i cili çdo ditë po merr jetë njerëzish, ndërsa e fundit, ajo e Almirit katërvjeçar nga Kumanova është shumë tragjike dhe shumë fatkeqe.”, deklaroi Tahiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *