Sunday , April 18 2021

Seancë të jashtëzakonshme për ‘Grupin e Drenicës’

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për, siç thuhet, mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kërkesën për mbajtjen e kësaj seance e ka parashtruar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes mbledhjes së 40-të nënshkrimeve të deputetëve, transmeton Fakte.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Kryesia e ka shqyrtuar një kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK-së, lidhur me situatën e krijuar në rastin “Drenica”.

“U dakorduam që të enjten të mbajmë seancë të jashtëzakonshme, në orën 10:00, për të diskutuar rreth vlerave të luftës”, ka deklaruar Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shkruan sot Gazeta“Zëri”.

Kurse nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Aida Dërguti, ka thënë se seanca e jashtëzakonshme ishte menduar të mbahet të mërkurën, u vendos që të mbahet të enjten për shkak se deputetët janë duke u përgatitur për seancën e rregullt e cila do të mbahet sot.

“Seanca e cila ishte menduar të thirret për sot ka të bëjë me një debat për vlerat e luftës së UÇK-së në raport me situatën e krijuar pas dënimit të djeshëm të ‘Grupit të Drenicës’. Ramë dakord që seanca të fillojë të enjten, nga ora 10:00, meqenëse është pothuajse e pamundur që deputetët të arrijnë me kohë sot, ndërkohë që ata janë duke u përgatitur për seancën e rregullt, e cila do të mbahet nesër dhe pasnesër pasi seanca e rregullt do të jetë shumë e gjatë sepse ka shumë pika në rend dite”, ka deklaruar Dërguti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *