Tuesday , July 16 2019

Së shpejti Kosova do të ndalojë edhe targar serbe

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, sipas agjencisë serbe të lajmeve FoNet, ka thënë se së shpejti do të aplikohet masa e reciprocitetit me Beogradin edhe për targat nga Serbia, percjell Fakte.

Sipas këtij burimi, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në Ranillug dhe në Ropotovë për konfiskimin e targave me shenja nga Serbia.

Reciprociteti në lidhje me targat do të thoshte se pronarët e veturave me targa nga Serbia gjatë qëndrimit në Kosovë duhet të pajisen me targa të përkohshme.

Kjy medium serb thekson se policë civilë ndalin veturat me targa serbe, shoferët i ndëshkojnë me para dhe i dorëzojnë te gjykata për kundërvajtje./Koha.net

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *