Thursday , February 25 2021

SE MUHAMED ALI HOQI EMRIN E TIJ CASSIUS CLAY?

Më 1964, legjenda e boksit që i tha botës se ai ishte “Më i Madhi” ndryshoi emrin në Muhammad Ali, duke e quajtur emrin e tij të mëparshëm, Cassius Clay, “emër skllav”.

I emëruar Cassius Marcellus Clay Jr sipas babait të tij, kampioni i sportit, që vdiq të premten në moshën 74 vjeçare, e ndërroi emrin pasi u konvertua në fenë Islame.

Malcolm X, një figurë kyçe e lëvizjes islame ‘Nation of Islam’, u bë një udhëzues shpirtëror i Ali, para se ai ta ndërronte emrin në Muhammad (më i lavdëruari), transmeton Gazeta Express.

Pasi fitoi disa ndeshje nën emrin Clay, Ali njoftoi: “Cassius Clay është një emër skllav. Nuk e zgjodha atë dhe nuk e dua. Unë jam Muhamed Ali, një emër i lirë – që do të thotë më i dashuri i Zotit, dhe insistoj që njerëzit ta përdorin atë kur flasin për mua” / shenja.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *