Thursday , April 22 2021

Sarajevë, çelet konsullata e nderit e Shqipërisë

Çelet në Sarajevë konsullata e përgjithshme e nderit e Republikës së Shqipërisë. Në një ceremoni të veçantë të organizuar ditën e djeshme në kuadër të vizitës zyrtare të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në Bosnje-Hercegovinë u inaugurua hapja e konsullatës.

Hapja e kësaj konsullate pritet t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në shumë fusha si dhe do të jetë një qendër e rëndësishme në funksion të forcimit të identitetit kombëtar për komunitetin shqiptar që jeton në Bosnje-Hercegovinë.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, ministri Bushati falënderoi autoritetet boshnjake për bashkëpunimin në këtë drejtim, si dhe u shpreh se sot çelet në një lagje historike të Sarajevës, “shtëpia e shqiptarëve”, e cila do të shërbejë në forcimin e lidhjeve të vjetra mes dy vendeve tona, por do të jetë dhe një derë për komunitetin shqiptar që jeton dhe punon këtu, si dhe kjo konsullatë do të shërbejë si një mundësi kontakti për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare.

Konsullata e Përgjithshme e Nderit ndodhet në rrugën: Sime Milutinovića 8, Sarajevë, Bosnje – Hercegovinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *