Tuesday , January 19 2021

Samuel Zhbogar, ambasador i ri i BE-së në Maqedoni

Ish ministri i jashtëm i Sllovenisë dhe përfaqësuesi aktual i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar është shefi i ri i delegacionit të BE-së në Maqedoni, transmeton Fakte. Edhepse nga Komisioni Europian dhe nga EEAC zyrtarisht akoma nuk duan të vërtetojnë, për shkak se me një prononcim për mediat do të shpallen 15 ambasadorë të BE-së në vendet e Ballkanit, burime diplomatike raportojnë se slloveni Zhbogar ka kaluar të gjitha procedurat dhe nga 1 shtatori do të zëjë vendin e Aivo orav në Maqedoni.

Aivo Orav protet të shkojë në Mal të Zi si përfaqësues i BE-së në këtë vend. Në Kosovë do të udhëheqin me misionin ndërkombëtarë bullgarja Natalija Apostollova e cila po kthehet nga Libia e që do të zëjë vendin e Zhbogar, ndërsa ish ambasadorja greke në Maqedoni Aleksandra Papadopolu do të jetë në krye të misionit për sundimin e së drejtës EULEX./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *