Samiti i Parisit, asnjë projekt për Maqedoninë, përfitojnë Shqipëria, Kosova e Serbia

Hekurudha nga Belakovci drejt Bullgarise është projekti per te cilin delegacioni maqedonas kërkoi mbështetjen e BE-së në samitin e Parisit.  Këtë për Alsat M e konfirmoi edhe zv/kryeministri per çështje ekonomike Vladinnir Peshevskl. Në këtë samit, Maqedonine e përfaqësoi kryeministri Emil Dimitriev, por vendi nuk është përmendur rreth projekteve që BE-ja planiflkon t’i financojë në rajon, transmeton Fakte. As Peshevskl nuk konfirmoi nëse janë te sakta informacionet se projekti i vetem nga vendi nuk mori mbeshtetjen financiare. Prandaj 100 milion euro per tre projekte infrastrukturore hekurudhore do te marrin Shqiperia, Kosova dhe Serbia. Shqipëria me para evropiane do ta rehabilitoje hekurudhen Tlrane – Durres, si dhe do të bëjë rikonstruksionin e aeroportit Rinasi.

“Në tre projektet që do të financohen pas samitit, njëri prej projekteve është ai i hekurudhës. Ne jemi shumë të lumtur që u tregua serioziteti dhe vlerësinni i lartë per Qeverinë shqiptare rreth programimit të kësaj faze. Por jemi edhe më shumë të lumtur që porosia jonë nuk është ndërprerje e procesit të integrimit: në BE”, deklaroi Edi Rama, Kryeministër j Shqipërisë.

Përveç çështjeve infrastrukrurore, sipas konsatimeve në Paris, jane të rëndësishme edhe çështjet tjera ekonomike si rritja e BPV-së dhe rritja ekonomike e të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor, si dhe bashkëpunimi i ndërsjellë ekonomiko-tregtar. Sipas Kancelares Gjermane Angela Merkel, Bregziti nuk do t’i përkeqësojë gjasat e vendeve te Ballkanit perëndimor që të bëhen anetare të plotfuqishme të BE-së

“Perspektiva e tyre nuk ndryshon. Te gjitha premtimet e dhena këtyre vendeve duhet tëjenë të plorësuara edhe pas “Jo”-së britanike”, tha Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë.

Merkel tha se ekzistojne dallime të mëdha nga vendi në vend. Sipas saj, disa vende si Maqedonia stagnojnë, e disa përparojnë me hapa të mëdha. Se ka shumë punë para të gjitha vendeve kandidate per ne BE konfirmoi edhe kryeministri serb Aleksandsr Vuciq.

“Para nesh ka shume pune, shume obligime dhe mund. Par, me duket se kemi nje perspektive shumë të qartë dhe të sigurt evropiane”, u shpreh Aleksandar Vuçiq, kryeministër j Serbisë.

Në Paris në fokus ishin të rinjtë. U nënshkrua marrëveshje per zyrë rajonale per të rinjtë me seli në Tiranë. Sipas shembullit të zyrës gjermano-franceze, edhe të rinjtë e Ballkanit në këtë mënyrë do të duhej të njihen dhe bashkëpunojnë më mirë. Копѓегепса е radhës per Ballkanin perëndimor do të mbahet vitin e ardhshëm në Itali./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *