Monday , December 17 2018

Samiti i NATO-s: Trump e cilëson Gjermaninë ‘’të burgosurën’’ e Rusisë

Presidenti amerikan, Donald Trump e akuzoi sot Gjermaninë se është ‘‘e burgosur’’ e Rusisë pasi ajo i blen Moskës një pjesë të konsiderueshme të energjisë, përpara hapjes së samitit të NATO-s në Bruksel.

Presidenti Trump u shpreh gjatë një takimi sot në mëngjes me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s se Gjermania është e burgosura e Rusisë pasi ajo tërheq një pjesë të madhe të energjisë së Rusisë. Ata i paguajnë miliarda dollarë Rusisë dhe ne duhet t’a mbrojmë përballë Rusisë. Kjo nuk është normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.