Wednesday , June 23 2021

Sali Berisha: Nga Kukësi po transportohet drogë për Kosovë

Ish –kryeministri Berisha ka bërë një tjetër akuzë të rëndë. Duke iu referuar mesazhit të një qytetari ai thotë se Aeroporti i Kukësit po përdoret për trafik droge. Sipas Berishës, nga pista e aeroportit të Kukësit ngrihen avionë që transportojnë drogë drejt Kosovës e Serbisë dhe ky trafik bëhet nga drejtorë të qeverisë.

 

“Qytetari dixhital denoncon perdorimin intensiv te aeroportit te Kukesit per transportin e droges ne Kosove dhe Serbi nga drejtore te qeverise. Nje nga pilotet qe transporton “mallin”, e ka si personal aeroportin pasi e ruan ate shume mire me firmen e tij “Shtiqni security”, shkruan Berisha.

Ish –kryeministri vijon më tej duke thënë se, sipas qytetarit që e ka informuar atë, bandat e drogës i rrahin qytetarët edhe në komisariatin e policisë.

“Per pak sa nuk kemi patur keto dite nje ngjarje si ajo e komisariatit te Laçit edhe ne komisariatin e Kukesit. Sipas qytetarit dixhital, grupi i zyrtarve te droges i drejtor Astrit Cenges, pasi ka rrahur qytetaret ne qytet, i rreh ata edhe brenda ne komisariatin e droges, ku “çunat e krimit” i kishin futur per ti “mbrojtur”, dmth per t’i shtruar ne dajak”, shkruan Berisha.

Ky eshte postimi i Sali Berishes…

Ne Kukes bollanat e droges shkojne e vijne
Ne komisariat bandat e droges rrahin qytetaret!

Qytetari dixhital denoncon perdorimin intensiv te aeroportit te Kukesit per transportin e droges ne Kosove dhe Serbi nga drejtore te qeverise. Nje nga pilotet qe transporton “mallin”, e ka si personal aeroportin pasi e ruan ate shume mire me firmen e tij “Shtiqni security”.

Per pak sa nuk kemi patur keto dite nje ngjarje si ajo e komisariatit te Laçit edhe ne komisariatin e Kukesit. Sipas qytetarit dixhital, grupi i zyrtarve te droges i drejtor Astrit Cenges, pasi ka rrahur qytetaret ne qytet, i rreh ata edhe brenda ne komisariatin e droges, ku “çunat e krimit” i kishin futur per ti “mbrojtur”, dmth per ti shtruar ne dajak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *