Thursday , August 5 2021

Salah gëzon fansat: Do të jem në botëror!

Edhe pse pësoi një dëmtim serioz në shpatull, Mohamed Salah nuk dorëzohet dhe pavarsisht se mediat e japin si të sigurtë mungesën e tij në Botëororin rus, sulmuesi i Liverpoolit ka bindjen se do të jetë në kompeticionin më të rëndësishëm në rang kombëtaresh, përcjell Fakte. Salah me një mesazh në Twitter ka lumturuar pa masë të gjithë tifozët egjiptianë të cilët dëshirojnë ta shikojnë me çdo kusht me fanellën e ekipit përfaqësues “faraonin” e tyre. “ Ishte një natë shumë e vështirë por unë jam një luftëtar.

Pavarsisht probabilitetit, unë jam besimplotë se do të jem në Rusi për tiu bërë të gjithëve të ndiheni të lumtur. Dashuria dhe juaj do të më japin forcën e duhur për të cilën kam nevojë”, shkruan Salah në Twitter. Edhe përplasja me Sergio Ramos ishte shumë e fortë në Egjipt besojnë se do të kenë në dispozicion idhullin e  tyre për Botërorin rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *