Thursday , June 24 2021

Sadiq Khan dominon edhe kur agjëron

Prefekti i Londrës Sadiq Khan ka dominuar në debatin me paraardhësin e tij Boris Johnsonin për Brexitin edhe pas 19 orësh agjërimi, transmeton Koha.net.

Deklarata te Sadiq Khanit, prefektit të ri të Londrës, gjithmonë janë me vend, madje edhe kur ai është i uritur dhe i hidhëruar.
Edhe pse agjëron, ai në një debat për Brexitin e “theu” prefektin paraardhës Boris Johnson.

“Ideja se vendet e vogla mund të japin oferta më të mira për BE-në është marri. Dhe dije edhe këtë. .. Boris, ti duhej ta dije më mirë. Sepse unë çdo ditë flas me ndërmarrje nëpër qytet dhe a e di çfarë? Gjysmë milioni punësh në Londër varen drejtpërsëdrejti nga BE”,ka thënë në debat Khan, transmeton Koha.net.
Argumentet e fuqishme të prefektit pas agjërimit gjithë ditor kanë mahnitur rrjetet sociale.

“Sadiq Khan u tregua titan politik sonte. Aq i mahnitshëm pas agjërimit gjithë ditën”, ka shkruar një përdorues Twitteri.
Ramazani sivjet përkoi me solsticin veror.
Myslimanët e Londrës në këtë ditë kanë agjëruar nga ora 2:40 e mëngjesit deri në orën 21:24 të mbrëmjes.

Pas debatit, edhe Khan ui paraqit në Twitter me mesazhin: “Mbrëmë, në debat, jam kënaqur duke paraqitur arsyet për të mbetur në BE. Dhe kam bërë iftar në skenë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *