Tuesday , July 27 2021

Rusia dërgon në Siri sistemin raketor S-300

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka njoftuar se kanë dërguar në Siri sistemin e mbrojtjes raketore S-300, transmeton Fakte.

Konashenkov në një deklaratë për shtypin rus ka theksuar se sistemin e mbrojtjes ajrore S-300 Rusia e ka vendosur me qëllim mbrojtjen e bazës detar Tartus në Siri dhe mbrojtjen e anijeve kundër rreziqeve që mund të vijnë nga ajri.

Duke mbrojtur idenë se S-300 është me qëllim mbrojtjeje dhe se nuk përbën kërcënim për askënd, Konashenkov u shpreh se nuk kupton pse kjo çështje të përbëjë shqetësim në Perëndim.

Rusia edhe më parë ka vendosur sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 në Siri. /AA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *