Saturday , January 23 2021

Rumani, arrestohet për korrupsion zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare

Zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare rumune, Bogdan Olteanu u arrestua nga Direktorati Kombëtar Antikorrupsion (DNA) me dyshimin se ka kërkuar dhe marrë një milion euro ryshfet si edhe mbështjetje elektorale nga biznesmeni Sorin Ovidiu Vintu, në shkëmbim të caktimit të një personi si guvernator i  Deltës së Danubit gjatë periudhës korrik-nëntor 2008, transmeton Fakte.

”Paratë e përfituara ishin dërguar në selinë e një partie politike”, sipas DNA-së.

Burime të ndryshme thanë për agjencinë zyrtare rumune të lajmeve, AGERPRES, se Olteanu kishte pranuar se kishte diskutuar me Vintun për caktimin e gazetarit Liviu Mihaiu si guvernator i Deltës së Danubit.

Ato shtuan se Olteanu nuk kishte pranuar marrjen e parave në shkëmbim të këtij emërimi.

Megjithatë, burimet dyshojnë se Olteanu i kishte marrë paratë me anë të një ndërmjetësi./ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *