Thursday , June 24 2021

Rrugët e Çairit shndërrohen në lumenj

Reshjet e dendura të shiut që kapluan Shkupi në orët e pasditës paralizuan vendbanimet shqiptare. Lagjet e Gazi Babës, Serovës dhe Dizhonit, ishin stërmbushur me ujë, ndërsa uji ishte futur edhe nëpër shtëpitë e tyre. Në sytë e banorëve vërehej mllefi, ngase sipas tyre e gjithë kjo ndodh për shkak mos rregullimit të kanalizimeve. Nuk është në rregull, vlerësojnë ata, që për 10 minuta shi të bëhet e tërë kjo situatë. Fajtorë sipas tyre janë autoritetet komunale të cilët nuk po ndërmarrin asgjë për të shmangur këto situata. Skena të tilla sipas tyre janë të pa-imagjinuara të shihen në lagjet ku shumica e banorëve

“Kam liruar sa mos t’i nxeh rryma, por e kot. Me makinë të rrobave me gjithçka që kam pasur në podrum janë mbuluar nga shiu. Nuk di çfarë të them. Çdoherë që bie shiu frikësohem”, tha një banore e Serovës.

“Kjo ndodh vetëm tek ne myslimanët dhe shqiptarët. Shko tek maqedonasit, as vërshime nuk kanë as asgjë nuk kanë. Vetëm tek neve ndodh kjo. Pastaj vraponi pas neve, për çfarë të vrapojmë”, tha një banor tjetër.

Në rrugën “Çairska” në afërsi të shkollës Tefejuz është shembur edhe dheu. Banorët ankohen se çdoherë kur bie shi ndodhin këto skena. Fat, në fatkeqësi sipas tyre është se nuk ka ndonjë viktimë.

“Kjo është çdoherë që bie shi është katastrofë” tha një banor i lagjes së Gazibabës.

“Është një punë, që unë shembull i kam 34 vjet, për 30 vite e mbaj mend ky problem është vazhdimisht. Vijnë e grumbullojnë e hedhin këtu, përsëri bie shi bëhet njëjtë, ngase shiu i tërë Gazi Babës grumbullohet këtu poshtë, patjetër duhet të bëhet një zgjidhje”, tha një banor tjetër.

Edhe në afërsi të spitalit gjinekologjik “Nënë Tereza” në “Çair” shiu kishte bllokuar rrugën. Banorët u shprehën të revoltuar për këtë situatë, ngase sipas tyre nuk mund të vazhdohet kështu.

“Kjo nuk është në rregull por për komunën tonë është në rregull. Tek ne një shi me ra në Bashinec në Lubeten tek ne bllokohet rrugët menjëherë. Kjo nuk është e para herë, çdoherë që bie shi ne na bllokohen rrugët. Nuk ndërmerr masa askush, ne jemi si në shekullin 15-të”, tha një banor tjetër.

Apeli i përgjithësim i banorëve të këtyre lagjeve është që sa më shpejt të zgjidhet kjo situatë ngase kështu sipas tyre nuk jetohet./Shenja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *