Saturday , July 24 2021

RRUGË TË ÇAIRIT NË KAOS, ZVARRITET RREGULLIMI I KANALIZIMIT ATMOSFERIK

Kanë kaluar tre muaj që në lagjen “Xhon Kenedi” nuk po përfundojnë punimet për rregullimin e kanalizimit atmosferik. Banorët ankohen se zvarritjen e punës po krijojnë kaos dhe pengesa në lëvizjen e tyre. Sipas tyre gjatë reshjeve, një pjesë e rrugëve të kësaj lagje janë të vërshuara.

“Këtu punë po shkojnë me ngadalësim por shpresojmë të mbarojë punimet kanë filluar prej këtu dhe pastaj dolën në rrugën tjetër në rrugën “Kemal Ataturk”, dhe aty punojnë nga pak. Na mungon rruga neve, si dhe zhurmë ka mjaft”, thotë banori.

Punonjësit e firmës që ka të fituar tenderin theksojnë se punojnë me kujdes të shtuar, për shkak të shtëpive përreth, pasi që hapen gropa me thellësi prej 6 metrave dhe me këtë paraqiten edhe ujëra nëntokësor, që vështirësojnë punimet.

Rruga “Kemal Ataturk” që lidh bulevardin Cvetan Dimov me “Xhon Kenedi” është e bllokuar dhe veturat nuk mund të kalojnë. Sipas firmës që ka tenderin punimet zhvillohen me intensitet të ulët për shkak thellësisë prej 6 metrave dhe se po rrezikohen shtëpitë që janë përreth.

Kryetari i këshillit komunal të Çairit, Zahir Bekteshi thotë se afati i projekti skadon në fund të shtatorit, por ai arsyetohet se zvarritja po ndodhë, për shkak se  gjendja në terren ka bërë të zgjasin punimet.

“Dinamika ndikohet nga gjendja reale në terren dhe kemi pengesa nga infrastruktura nëntokësore. Pra është projekt specifik të cilin e përcjellim me vëmendje për mbrojtjen e qytetarëve të Seravës nga vërshimet”, tha ai.

Projekti për rregullimin e kanalizimit atmosferik për të parandaluar vërshimet e kësaj lagje parasheh vendosje të gypave në gjatësi prej 850 metrave dhe sanimin e rrugëve.

https://youtu.be/UKLLn-dqAC8

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *