Monday , May 20 2019

Rrotullohet një veturë në qendër të Gjakovës, lëndohen 5 femra

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në Gjakovë, ku për pasojë janë lënduar pesë persona.

Dyshohet se për shkak të mospërshtatje të shpejtësisë, një veturë është rrotulluar në hyrje të qytetit.

Në vendin e ngjarjes ka dalur Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, të lënduara nga ky aksident janë pesë femra.

Pamjet e këtij aksidenti, janë publikuar në grupin “Marakli t’kerreve” në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *