Tuesday , December 18 2018

Rrezikojnë jetën e nxënësve, ngritët aktakuzë ndaj dy personave

Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve A.LL. dhe M.I., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Punimet ndërtimore të kundërligjshme’’.

Sipas aktakuzës, gjatë muajit shtator 2018, në një shkollë fillore në komunën e Gjilanit, të pandehurit nga pakujdesia dhe si pasojë e mos kryerjes së punëve, duke mos i vendosur në kuadër të standarteve pllakat e stiropolit, të njëjtat janë zvarrë nga pllaka e plafonit të klasës, me ç’rast kanë rrezikuar jetën e nxënësve, të cilët sapo e kanë vërejtur rrezikun kanë dalë nga klasa, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Gjithashtu, të pandehurit si persona përgjegjës me rastin e projektimit, mbikëqyrjes apo kryerjes së ndërtimit të punëve ndërtimore, nga pakujdesia kanë vepruar në kundërshtim me standartet profesionale përgjithësisht të pranuara, duke vendosur pllakat e stiropolit në shkollë, të cilat janë zvarrë pas kryerjes së punëve dhe kanë rrezikuar jetën e njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.