Rreth 600 kolonelë turq dërgohen në pension

Këshilli i Lartë Ushtarak i Turqisë sot vendosi të dërgojë në pension 586 kolonelë, kumtoi televizioni “Haber Turk”…

Sipas burimit të njëjtë, 434 kolonelëve iu lejohet të vazhdojnë shërbimin edhe dy vjet. Dokumenti veçmë është miratuar nga ana e presidentit Rexhep Taip Erdogan, transmeton Fakte.
Përveç kësaj, presidenti kërkon të shkurtohet afati i shërbimit të oficerëve deri në 28 vite që të zvogëlohet numri i ushtarëve me grada të larta, kumtoi edicioni elektronik i edicionit të gazetës “Miliet”, duke iu referuar Ministrisë së Mbrojtjes.
Pas tentimit për grusht shtet më 15 korrik, autoritetet e vendit filluan spastrime masive të aparatit shtetëror dhe strukturave private nga anëtarët e të ashtuquajturës “Organizata terroriste e Fetulla Gjylenit” (FETO), e cila mendohet si organizatore e grusht shtetit.
Për momentin 16.000 persona janë në paraburgim nën akuzën për lidhje me organizimin e predikuesit islamik Fetulla Gjylen. Mbi 81.000 nëpunës shtetëror janë suspenduar nga puna ose pushuar nga puna.
Mbi 3.000 ushtarë, duke përfshirë edhe 150 gjeneralë dhe admiralë, janë privuar nga rangu dhe funksioni në forcat e armatosura./mia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *