Rizaov: Maja e pushtetit në panik

Në shkrimin e tij të fundit publicisti kritik ndaj pushtetit, Erol Rizaov, bën një analizë për marrëdhëniet e komplikuara të pushtetit me Prokurorinë Speciale. Sipas Rizaov domethënëse është heshtja e pushtetit ndaj kërkesave të fundit të Prokurorisë Speciale në lidhje me mbrojtjen e dëshmitarëve dhe zgjatjen e mandatit.

“Këto janë punë serioze, mbi 100 ekspertë po hetojnë zyrtarët e lartë dhe pushteti e ka kuptuar se po i vjen fundi, prandaj edhe përkrahja për Prokurorinë Speciale ka shteruar. Kemi këtu biseda për tokë në Vodno, për ndryshime të planeve urbanistike me porosi, për provizione kineze dhe izraelite, për shembje të jashtligjshme të pronës të kundërshtarit politik” shruan Rizaov, duke vazhduar:

“Kemi të bëjmë me krim të organizuar, dhe publikimi i këtyre bisedave nuk është e kundraligjshme, përkundrazi, paraqet akt heroik të cilin duhet ta bëjë çdonjëri që ka informata për kriminelët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *