Rita Ora përfshinë instrumente shqiptare në albumin e ri

Rita paralajmëron se tani e tutje e gjithë bota do të ndëgjoj diçka nga kultura shqiptare

Ndonëse Rita Ora tani më është yll botëror, asnjëherë nuk e ka harruar prejardhjen e saj. E këtë e ka vërtetuar përsëri në një intervistë ekskluzive për “Mirror”, transmeton 21Media.

Rita Ora planifikon që të përfshijë në projektin e saj të ri elemente nacionale të Kosovës.

“Kemi instrumente specifike që prezentojnë nacionalitetin tim, prej nga vijë unë. Do t’i përshij të gjitha bashkë dhe do ta bëjë këtë album sa më “UNË” që mundem”, shprehet Rita, transmeton 21Media.

“Mendoj se është e rëndësishme të jesh vetëvetja. Isha shumë me fat që u rrita në një qytet ku isha e bekuar që të mund të bëja shumë gjëra. Nuk më pritet që të qëndroj më gjatë në Londër. Por unë kam tinguj etnik, muzikë të gjallë dhe shpirt. Unë jam nga Evropa Lindore andaj tani do të dëgjoni diçka nga kultura ime, për të cilën jam shumë e emocionuar”, shtoi tutje Ora.

Ndryshe, Rita Ora pat realizuar “Shine Ya Light” në Kosovë e cila korri sukses të madh./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *