Wednesday , June 23 2021

Rita Ora do ta prezentojë “American Next Top Model”

Rita Ora edhe zyrtarisht do të jetë prezantuesja e “American’s Next Top Model”, duke zëvëndësuar kështu modelen e njohur Tyra Banks, transmeton Fakte.
Këngëtarja 25 vjeçare nuk është e re në emisione të tilla në TV, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e jurisë “The Voice” dhe “X Factor”. Rita do të punojë me supermodelen Ashley Graham, shefin ekzekutiv të revistës “Papper” Drew Etiot dhe stilistin e famshëm Law Roach, të cilët do të jenë juria e emisiomt. Sigurisht qe nuk do të mungojë as Tara Banks, por tashmë me një rol të ri, si producente ekzekutive, pasi çdo modeleje të re, i duhet pak esencë “alla” Tayra.
Ndërkohë per rolin e saj te ri si nje mentore per vajzat që aspirojnë per tu bërë modele, Rita tha per “Usa Today”: “Dua qe karriera ime tëjetë plot me larmishmeri aktivitetesh dhe roll i ri si mentore e modeleve është pika ku karriera ime qendron per momentin, e cila ka të bëjë me faktin e të qënurit businessëoman dhe e afte per të bërë shumë gjëra në të njejtën kohë, pra të kënduarit. aktrimi, stilimi, e modelingu.
Ish prezantuesja Tyra Banks, është e njohur per sinqeritetin e saj, opinionet e se cilës janë disa here agresive. Mirëpo kur bëhet fjatë per American Next Top Model, ajo shprehet se Rita është prezantuesja perfekte per këtë eveniment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *