RISI: Deputetja e BDI-së zbulon se mund të flet shqip në Kuvend

15 vite pas luftës në Maqedoni, pas marrëveshjes së Ohrit dhe ndryshimeve kushtetuese, me çka gjuha shqipe u bë zyrtare në vend, deputetja e BDI-së Kaltrina Azizi, dje në Kuvend, në punën e komisionit amë, ka folur në gjuhën shqipe, shkruan Fakte. Ajo është krenuar para partnerit maqedonas se po e flet shqipen në “tempullin e demokracisë”, duke harruar se këtë të drejtë ia mundësojnë gjaku i dëshmorëve dhe kushtetuta, e jo Vllatko Gjorçevi dhe Gruevski.

Ndryshe për shkak të vasalitetit ndaj partnerit maqedonas dhe korrupcioonit tëdhëheqësve të BDI-së, edhe 15 vite pas luftës, gjuha shqipe nuk ka gjetur përdorim praktik në vendin tonë. Nënkryetari i parlamentit Rafis Aliti madje nuk ka udhëhequr me asnjë seancë pasi VMRO nuk i lejon të flasë në shqip./FAKTE.Net

2016-09-28-07-54-57

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *