Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski sot e vizitoi shkollën “Cirili dhe Metodi” në lagjen Stajkovc, e cila po rikonstruohet me mjete nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
-Kjo shkollë është një prej 60 shkollave në të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës investon në vitin 2016. Deri më tani dy e treta e rikonstruimeve të planifikuara kanë përfunduar. Mbesin pesëmbëdhjetë shkolla, ku ende zhvillohen një pjesë e aktiviteteve vijuese ndërtimore, tha Ristovski.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë me aktivitetet e saj investuese në komunën e Gazi Babës.
Kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski deklaroi se rrjedha e rikonstruimit në shkollën e Stajkovcit po zhvillohet shkëlqyeshëm.
-Këtë periudhë verore që vijon derisa nxënësit janë në pushim, kemi ndërhyrje të mëdha ndërtimore, rikonstruime, sanime gjegjësisht përmirësim të kushteve për zhvillimin e procesit arsimor në të gjitha 11 shkollat fillore në territorin e Komunës së Gazi Babës. Për këtë qëllim nga Buxheti i komunës janë ndarë mjete në vlerë prej rreth 10 milionë e 300 mijë denarë, tha Trajkovski.