SHARE

Policia e Arabisë Saudite ka rrëzuar një dron që në mënyrë të paautorizuar është afruar në zonën e ndaluar tek pallati mbretëror në Rijad, shkruan Fakte. Sipas të dhënave policore në stacionin Al Khuzama, droni i paautorizuar është rrëzuar momentin e parë sapo është vërejtur. Zëdhënësi policor ka thënë se një hetim për rastin është hapur, ndërkohë që ka hedhur poshtë lajmet se ka pasur të shtëna të shumta me armë ose ndonjë tentim për grushtshteti.

Në kohën e incidentit, Mbreti Salman nuk ka qenë në pallatin e tij, por ka qenë në fermën në Diriya./FAKTE.Net

SHARE