Tuesday , April 20 2021

Rezolutë për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së ?!

Përmes rezolutës do të paraqiten qëndrimet e grupeve parlamentare të cilat janë kundër vendimit të Gjykatës së Apleti ndaj grupit të Drenicës

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seancë e jashtëzakonëshme ku po diskutohet për vlerat e luftës së UÇK-së.

Në fund të debatit të kësaj seance pritet të miratohet rezolutë për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së. Gjithashtu, përmes rezolutës do të paraqiten qëndrimet e grupeve parlamentare të cilat  janë kundër vendimit të Gjykatës së Apleti ndaj grupit të Drenicës.

Për të thirrur seancën e jashtëzakonshme me kërkesë për diskutim të kësaj pike, u mblodhën 40 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit, sipas procedurave të rregullta me ligj./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *