Friday , February 26 2021

“REVOLUCIONI LARAMAN”, SOT NË 19h PROTESTË NË MBROJTJE TË QTQ-SË

“Revolucioni Laraman”, sërish paralajmëron protestë antiqeveritare për sot me fillim në ora 19:00 përpara objektit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku dhe tradicionalisht do t’i jepet përkrahje këtij institucioni.

Në thirrjen e publikuar në faqen zyrtare të tyre, kërkohet që Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e PSP-së.

Protestës do t’i bashkangjiten edhe nga shoqata “Unë e dua QTQ-në”, ku do të protestojnë kundër ndryshimit të pamjes së QTQ-së me stil barok, që së fundmi Qeveria vendosi që ta ndryshojë pamjen e kësaj qendre tregtare.

‘Kjo Qeveri plotësisht i është shkëputur realitetit. Ditën kur BE bllokoi IPA fondet dhe bllokoi projekte të mëdha infrastrukturore si të autostradës Demir Kapi dhe hekurudhës drejt Bullgarisë, ata morën kompetencat e Komunës Qendrës për dhjetëra milionë të reja për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore. Me këtë qeveri nuk ka mirëkuptim’, qëndron në thirrjen për protestë./Shenja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *