Tuesday , July 27 2021

“Revolucioni laraman” kërkon ulëse në tavolinën e bisedimeve

Darko Malinovski nga “Revolucioni laraman” ka deklaruar se shoqëria civila kërkon të jetë e kyçur në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike, shkruan Fakte. Ai ka deklaruar se nuk kërkojnë “hise” në pjesën e vendimmarrjes por vetëm në monitorimin e procesit.

Kyçje në bisedime kanë kërkuar edhe partitë tjera politike, si ato shqiotare edhe ato maqedonase. Ndërkohë, katër partitë pjesëmarrëse në Marrëveshjen e Përzhinos as që lëvizin nga pozitat e tyre, gjë që e vështirëson procesin në tërësi. “Revolucioni laraman” ka paralajmëruar vazhdimin e protestave duke paraqitur protestën e radhës për të hënën 27 qërshor, në ora 17, para Prokurorisë Speciale./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *