Tuesday , January 26 2021

Revizioni shpalos keqpërdorime marramendëse në MASH

Raporti i Revizionit në Ministrinë së Arsimit për vitin e kaluar ka gjetur njerëz Fantom , harxhime joracionale, shpenzimet pa masë në hotele, benzinë si dhe dhe restorante.Të punësuarit kanë harxhuar për taksi jashtë orarit të punës, nuk janë gjetur librat e përkthyera të literaturës profesionale, të punësuar Fantom që qytetarëve u kanë shpenzuar rreth 200 000 euro vetëm për pagat të atyre që kurrë nuk kanë ardhur në punë.

Kaosi, paligjshmëri dhe harxhime joracionale në MASH
Revizioni është kryer nga 1 mars deri më 30 mars të këtij viti, dhe raporti është publikuar dje në faqen e internetit të revizorit të Shtetit. Revizioni përfshin funksionimin e Ministrit Abdilaqim Ademi dhe Spiro Ristovski paraardhësi i tij cili tani është zëvendësministër.
Sipas gjetjeve të revizorëve vitin kaluar në këtë Ministri 62 persona janë të angazhuar në punë me kontratë në vepër. Për nevojat e punëve në zyrën e ministrit, ministria ka punësuar 49 persona që kanë përfunduar me kontrata në vazhdimësi për disa vite
Në maj 2015, nga Ministria e Financave është marrë pëlqimi për transformimin e të punësuarve për një periudhë të pacaktuar . Nga 23 persona punësimi i të cilëve do të transformohet në 3 faza në maj dhe nëntor 2015 dhe shtator 2016.
Ndërkaq të 26 të punësuarit e tjerë pa pëlqimin e Ministrisë së Financave janë sigururar mjete dhe vazhdojnë të punojnë në kabinettin e Ministrit pa obligime dhe detyra të qarta dhe specifike për të cilat në 2015 janë paguar 70,900 euro (4.361 milionë denarë)” thuhet në raportin e revizionit.
Të punësuarit Fantom – Kanë marrë paga, dhe askush nuk i kishte parë në punë
Revizorët nuk ka marrë dëshmi dhe dokumente në lidhje me e shpenzimet reale për pagat e paguara për 7 nëpunës civilë, as shuma e tarifave të 39 njerëzve të angazhuar me kontratatë në vepër. Nuk është kryer asnjë kontroll kur vjen dhe kur shkon në punë përkthyes të pavarur, as të raportojënë për punën e tyre.
“Duke pasur parasysh se disa prej këtyre personave janë të punësuar me kohë të plotë në një tjetër agjenci shtetërore, dhe ministria nuk ka dëshmi për angazhimin e tyre , kontrolli nuk është i sigurt në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive që janë të përfshirë këta të punësuar”, zbulouan revizorët
Angazhimi i këtyre njerëzve është antiligjor dhe në vitin 2015 për ta është shpenzuar 173,000 euro.
Për qëllimet e projektit për ndërtimin dhe pajisjen e 145 shkollave dhe palestrave pa pëlqim nga Ministria e Financave janë siguruar burime financiare për 13 persona me kontratat në vepër të lidhura për një periudhë prej 5 vjetësh.
“Në emër të pagës bruto të një njësie të menaxhimit të projektit në 2015 nga fatura kryesore e buxhetit janë paguar total 6.33 milionë dinarë (103.000 euro)”,thuhet në raportin e revizionit.Nga inspektimi i kontratave, njoftimet dhe dokumentet e dorëzuara nga kandidatët, revizioni arriti në përfundimin se një pjesë e kandidatëve të përzgjedhur u zgjodhën pa paralajmërim, dhe disa nuk i plotësojnë kërkesat e përcaktuara në njoftimin e Ministrisë.

Pije dhe dreka pa masë, fjetje në hotele me 5 yje
Në vitin 2015 ministria e drejtuar nga Abdilaqim Ademi ka bërë shpenzime në vlerë prej 203.000 euro, pa dokumentacion edhe atë:
Për Hotel e ,strehim për të punësuarit dhe të ftuarit nga jashtë pagoi 14.000 euro pa urdhër të udhëtimit, ftesat për të ftuarit, agjendën e ngjarjeve, prej të cilave 11.500 euro të paguara për akomodimin në hotele 5 yje.
3900 euro është shpenzuar në taksi shumica e të cilave është përdorur nga punonjësit jashtë orarit të punës
88000 euro sjanë shpenzuar për karburant, pa specifikuar saktësisht se cilat mjete dhe qëllimi
83,000 euro janë shpenzuar në restorante dhe objekte hotelierike, nuk ka dëshmi të llojit dhe qëllimin për të cilin është kryer shërbimi.
Në raportin e revizionit bëhet e ditur se edhe vitin e kaluar janë paguar 383.000 euro kamatë për pagesa të vonuara të faturave, dhe me vendime janë derdhur mjete nga fondet e buxhetit në bazë të dokumenteve të shpenzimeve ekzekutive në vlerë prej 50,000 euro.
Për përkthimet e literaturës profesionale, janë shpenzuar 8 milionë euro dhe nuk e dihet se ku kanë përfunduar librat.
Projekti “Përkthimi i 500, librave profesional shkencor dhe teksteve më të mira nga universitetet në SHBA dhe Angli dhe tekste të së drejtës nga Franca dhe Gjermania”, së bashku me atë të përkthimeve të klasikëve , me të cilat kjo qeveri është krenare, dhe ku kryeministri shpesh shihej në të gjitha promovimet e këtyre punimeve. Revizioni zbuloi se këto libra nuk i mbajnë të dhënat e aplikacioneve dhe librave të lëshuara.
Gjithashtu theksohet se në marrëveshjet e bëra për dorëzim të librave të institucioneve të caktuara nuk është e listuar vlera e librave. Një nga vërejtjet kardinale vë në dukje se Ministria dërgoj vetëm të dhënat dhe marrëveshjet e bëra për shpërndarjen e librave me ministritë, por jo edhe me institucione të tjera, të tilla si universitetet, etj të cilat janë shfrytëzues të përhershëm të këtyre librave. Prandaj, Revizioni vjen në përfundim se një pjesë e mirë e librave nuk ju gjendet vendndodhja e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *