Wednesday , April 21 2021

Reportazhë: I harruar Sllupçani, fshati ku gërshetohet dashuria për kombin dhe fenë (FOTO+VIDEO)

Banorët e fshatit Sllupçan, të komunës së Likovës ankohen për mungesën e ujësjellësit dhe në veçanti për rrugët e këqija. Por ata janë krenarë që jetojnë në Sllupçan për shkak të lashtësisë shqiptare të fshatit dhe gërshetimit të dashurisë për kombin me dashurinë për fenë.Portalb.mk ju sjell nga afër jetesën në këtë fshat të Maqedonisë.

Në Sllupçan mungon ujësjellësi, gjendja e rrugëve e mjerueshme

Banorët ndjehen të zhgënjyer nga autoritetet shtetëore, që sipas tyre, pavarësisht se u paguajnë tatime shtetit njësoj sikur banorët tjerë të shtetit, nuk trajtohen njësoj. Në Sllupçan, sipas banorëve, asnjëherë nuk investohet, mungon ujësjellësi dhe gjendja e rrugëve është e mjerueshme.

“Fshati Sllupçan nuk është i tillë siç e njeh ndokush nga larg, si fantazmë, por është fshat me një histori të bujshme, është një fshat fshat historik dhe arkeologjik. Por në të njëjtën kohë është fshati më i margjinalizuar dhe i papërfillur në Maqedoni”-deklaroi për Portalb, Bajram Ramadani, pasi sipas tij ky është fshati që më së shumti i ka ofruar kombit, por thuajse asgjë nuk ka fituar.

“Pushteti lokal dhe qendror, Sllupçanin e sheh si fantomë, e që e shpërfillë në të gjitha aspektet. Politika dhe politikanët në Maqedoni, i manipulojnë sllupçanasit skajshmërisht, ndërkohë bashkëfshatarët e mi, nuk kanë se ku të shprehin revoltën e tyre për gjendjen aktuale të mjerueshme të fshatit.”-u shpreh Ramadani,“Trumbetohet për realizim të projekteve të ndryshme, por sllupçanasit e shkatërruar nga lufta e 2001-shit, patjetër obligohen të jenë pjesëmarrës në ato projekte me parat e tyre. Psh. kanalizimi i pjesshëm që u instalua kohëve të fundit, me plot mangësi. Fshatarët kanë participuar me para të shumta, (rreth 200000 euro) për kyçjen në të.”

“Në Sllupçan nuk investohet thuajse asgjë, sikur kur ky fshat nuk meriton asnjë mirësi nga kontributet që ia jep shtetit”-theksoi Bajram Ramadani, “Fshati nuk ka ujësjellës, ndërsa sa i përket infrastrukturës rrugore fshati Sllupçan aktualisht i përngjan fshatërave, në të cilat po zhvillohen luftëra”.

Sllupçan

Sllupçan

Sllupçan

Sllupçan

Sllupçan

Sllupçan

Lapidari, premtimi që kurrë nuk u realizua

Banorët deklaruan se me krenari e kujtojnë kontributin e fshatit për kauzën shqiptare në vitin 2001, por ndjehen të revoltuar me gjendjen e lapidarit, ndërtimi i të cilit, sipas tyre, ka filluar qysh në vitin 2002. Ata në veçanti janë të revoltuar me premtimet e vazhdueshme të politikanëve shqiptarë gjatë fushatave parazgjedhore lidhur me të njëjtën (Të shikohet videoja e bashkëngjitur).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *