Saturday , November 17 2018

Reperi Gashi: Isha në të gjithë botën, udhëtimi në Kosovë më ndryshoi

Festivali tre ditor ‘Sunny Hill’ mblodhi një numër të madh artistësh nga e gjithë bota.

Pjesë e tij ishte edhe reperi Gashi i cili karrierën e tij muzikore e ka krijuar në SHBA.

Kështu ai ka udhëtuar në shumë vende të botës ku edhe e ka shpalosur talentin që e ka në muzikë por vizita në vendin e tij është ajo e cila e bëri të ndihet ndryshe. Kështu të paktën thuhet në një postim të tij në llogarinë Twitter.

”Isha në shumë vende të botës këtë vit por udhëtimi në Kosovë më ka ndryshuar”, ka shkruar ai.

Ndryshe ai ka performuar në natën e dytë të festivalit Sunny Hill ku çoi në këmbë një publik të tërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.