Wednesday , August 4 2021

REL: Partia e Ahmetit ka vënë në pikpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve, fati është në duart e Gjykatës Kushtetuese

Tronditje serioze mund të shkaktohen në skenën politike të Maqedonisë nëqoftëse Gjykata Kushtetuese sjell vendim për kushtetueshmërinë e PSP-së, si dhe për njësinë e 6 zgjedhore e cila ka 30 mijë votues më shumë se sa njësitë tjera zgjedhore.

Këtë situatë analistët politik në Maqedoni e shohin në forma të ndryshme, shkruan REL, transmeton Zhurnal. Sipas tyre pushteti ka kontrollë të plotë ndaj Gjykatave dhe për këtë shkak varësisht nga disponimi i tyre do të varen zgjedhjet më 11 dhjetor.

Analistët thonë se Gjykata Kushtetuese përsëri është kthyer në faktorë kyç në krizën politike. Kjo nuk mund të shihet si ndonjë skenarë i pamundshëm, pasi BDI që në muajin maj kur KSHZ para zgjedhjeve të cilat në atë kohë u caktuan për 5 qershor, dërgoi një shkresë deri tek Parlamenti për njësitë zgjedhore dhe paralajmëroi një iniciativë të këtill.

Për këtë shkak nga partia e Ahmetit për Radion Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase kanë thënë se tani vihet në pikpyetje legjitimiteti i zgjedhjeve në bazë të ligjëshmëris e cila është e përcaktuar me ligj dhe kushtetutë.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi i kontestoi njësitë zgjedhore duke theksuar që pushteti manipulon që këto njësi ti balancoj, ndërsa këtë dilem e ka hapur edhe anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahim. Profesori Temellko Ristevski thotë se me mos zgjidhjen e balancimit të njësive zgjedhore, shkilet në mënyrë flagrante kodi zgjedhorë.
“Patjetër që kjo parregullësi të menjanohet dhe mund të intervenohet në Gjykatën Kushtetuese edhe pse është ngritur iniciativë që të arrihet një pajtueshmëri për atë çështje e cila parashihet në kodin zgjedhorë”, ka deklaruar mes tjerash Ristevski.

Ndryshe, KSHZ në muajin maj deri tek kryeparlamentari Trajko Veljanovski ka dërguar shkresë se në njësitë zgjedhore 3, 4 dhe 6 ka numër jo të barabartë të votuesve dhe ka kërkuar ndryshime në kodin zgjedhorë. Pesë muaj më vonë Parlamenti i shpërbë, pa mos i sjellur ndryshimet e kodit zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *